Sipas MeteoAlb:  Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin sërisht rritje të temperaturave të ajrit,KU anomalia më e theksuar pritet të jetë në orët e mesditës me rreth 3 – 4 gradë mbi vlerat normale të Tetorit. Përsa i përket; kushteve atmosferike territori Shqiptar deri në orët e mesditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët NDERSA në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten; kalime të shpeshta të vranësirave KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e thella malore Lindore. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.