Sipas MeteoAlb:  Janë përmirësuar ndjeshëm kushtet atmosferike në vendin tonë; duke bërë që; deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime KU më të theksuara, kthjellimet paraqiten përgjatë ultësirës Perëndimore; Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore POR nuk nuk priten reshje; Ndërsa vija bregdetare do të mbetet me kthjellime, pasdite dhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 27°C vlera më e lartë në zonat bregdetare. 

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.