Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur sot se “mbi 2.6 milionë tonë mallra janë përpunuar në total gjatë periudhës janar-gusht, ndërsa rritje është shënuar edhe në sektorin e kontejnerëve dhe pasagjerëve”.
“Gjatë muajve janar-gusht janë përpunuar 150 237 kontejnerë, 9% më shumë e njëjta periudhë e vitit 2024”, theksoi APD.
Sipas APD-së, në periudhën janar-gusht të këtij viti 589 762 pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet Portit të Durrësit.
Sipas autoriteteve, këto shifra konfirmojnë rolin e Portit të Durrësit si nyja kryesore detare dhe logjistike e vendit, si dhe janë një tjetër dëshmi e angazhimit për një port efikas, të sigurt dhe me zhvillim të qëndrueshëm.
Me kapacitete në zgjerim dhe përmirësim të infrastrukturës, Porti i Durrësit po vazhdon të rrisë standardet e shërbimit dhe të tërheqë gjithnjë e më shumë flukse tregtare ndërkombëtare.





