Katër nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë fituan vendin e parë “Best use of Science” në “NASA Space Apps Challenge 2025 “, maratonën 3-ditore më të madhe ndërkombëtare dhe sfiduese të teknologjisë që u zhvillua këtë vit në Tiranë
Kjo maratonë u organizua nga Albanian ICT Academy dhe NASA Space Apps Tirana. Konkurrentët nga Shqipëria ishin gjimnazistë, studentë dhe profesionistë. Dy grupet e para fituese vendi i parë “Best use of Science” dhe vendi i dytë “Best use of Tehcnology” do të nominohen në konkursin global për t’u gjykuar nga juria e NASA Space Apps Challenge.
Vendi i parë “Best use of Science” grupi: RecycleMars (Itien Duraj, Xhorxh Loli, Erti Katroshi dhe Skerdilaid Bilibashi) nominohet në konkursin global; Challenge – SpaceTrash Hack.
Vendi II “Best use of Technology” grupi: Cosmic Carrots, nominohet në konkursin global; Challenge-Farm Navigators.
Vendi III “Best use of Data” grupi: Astrocoders; Build a Space Biology Knowledge Engine Challenge-Build.
Çmimi Inspirues, grupi: QS Dev’s Team. Challenge: Meteor Madnes.





