Nëpërmjet këtij vendimi, 435 qytetarë që më parë janë pajisur me vendim legalizimi për banesat e tyre, përfitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas ligjit në fuqi.

Kjo u mundëson atyre të fitojnë pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi truallin dhe shtëpinë ku jetojnë, duke eliminuar përfundimisht pasiguritë ligjore që i kanë shoqëruar prej vitesh.

Nga ana tjetër, 515 pasuri të paluajtshme që janë prekur nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht. Pronat në fjalë përfshijnë një sipërfaqe prej mbi 112 mijë metrash katrorë dhe kompensimi u jep pronarëve një zgjidhje përfundimtare, duke i dhënë fund konflikteve të zgjatura dhe shpesh të vështira që kanë të bëjnë me të drejtën e pronësisë.

Ky vendim përbën një hap konkret drejt normalizimit të marrëdhënieve të qytetarëve me pronën, duke kthyer procesin e legalizimeve dhe kompensimeve në një mekanizëm të vërtetë të drejtësisë sociale.

Vendimi është pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të vendosur qytetarin në qendër të reformës së pronësisë, duke i dhënë fund pasigurive të krijuara ndër vite për mijëra familje