Ky instrument financiar u vjen në ndihmë investimeve në zonat rurale, duke ofruar lehtësi të konsiderueshme në aksesin në kredi, falë mbështetjes shtetërore.

Për të përfituar nga kjo skemë lehtësuese, aplikuesit duhet të paraqesin projektin e tyre pranë bankave të autorizuara dhe të plotësojnë dokumentacionin përkatës: Planin e investimit; Dokumentacionin ligjor dhe financiar të kërkuar nga banka, si dhe të dhëna mbi aktivitetin bujqësor/agrobiznesin.