Alpet e kontinentit Europian do të mbeten me vranësira të shpeshta dhe parashikohet të ketë rritje të lagështirës në ajër duke krijuar herë pas here mundësi për rrebeshe shiu. Gjithashtu; Britania e Madhe dhe Lindja e kontinentit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave, KU më të dukshme do të bëhen pasmesdite duke gjeneruar reshje shiu  NDERSA Europa Jugore në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe temperaturave relativisht të larta. Po ashtu me mot të qëndrueshëm do të jetë gadishulli Iberik si edhe gadishulli Peloponez.