Republika e Kosovës; përgjatë 24-orëshit parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kusheteve të qëndrueshme atmosferike KU në pjesën e parë të ditës do të ketë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet që gradualisht vranësirat të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës; megjithatë nuk do të ketë reshje; Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të rriten si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Mitorvicës deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi.  Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.