Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin Shqiptar POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen prezente KU më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit POR nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar sërisht në Juglindje deri në 27°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Gjirokastrës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.