Investimi për rikonstruksionin e rrugës “Nënë Tereza” në Laknas, Kamzë, synon përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve.

E ndodhur në një zonë në zhvillim, punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge vijnë si domosdoshmëri për garantimin e një infrastrukture rrugore me standarde për banorët e zonës dhe bizneset.Rruga “Nënë Tereza” konsiderohet një segment i rëndësishëm rrugor pasi është rruga kryesore lidhëse e fshatit Laknas.

Rruga ekzistuese ishte në gjendje të amortizuar, ndërkohë që investimi parashikon ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve si dhe rrjetin e kullimit të ujërave të shiut, bashkë me sistemin e ndriçimit dhe sinjalistikën rrugore.