Rektorja prof. dr. Elvira Fetahu prezantoi risitë e këtij viti, që synojnë forcimin e cilësisë akademike dhe përshtatjen me kërkesat e tregut të punës.
Interesi më i madh i regjistrimeve është për programet e Shkencave Mjekësore Teknike, Financë, Teknologjitë e Informacionit dhe Edukimin Fizik e Sporte, ndërsa vihet re një rritje pozitive edhe në programin Matematikë–Fizikë.
Universiteti po bën hapa të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit, me 8 programe studimi në gjuhën angleze, si dhe përmirësime infrastrukturore që përfshijnë ngritjen e tre laboratorëve të rinj dhe një godine të re në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
Rektorja Fetahu theksoi se synimi kryesor i universitetit mbetet ndërtimi i një mjedisi akademik ku dijet, kërkimi shkencor dhe angazhimi qytetar shkojnë krah për krah





