Sipas të dhënave zyrtare për muajin shtator 2025, platforma ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të përdorimit, duke treguar se qytetarët po përshtaten gjithnjë e më shumë me teknologjinë në jetën e përditshme.
Sipas statistikave të publikuara sot nga e-Albania, për muajin shtator 2025 janë kryer në total 41,147,329 transaksione.
Portali e-Albania ka 3,400,369 përdorues të regjistruar ndërsaa 1,240,766 aplikime janë shënuar për dokumente me vulë elektronike.
Platforma ofron 1,262 shërbime elektronike të disponueshme dhe 3,331,234 aplikime janë kryer nga përdoruesit për këto shërbime.
Përdorimi masiv i portalit e-Albania është një tregues i qartë i besimit të qytetarëve, por edhe i efikasitetit të shërbimeve publike në epokën dixhitale





