Ky projektligj përafron në mënyrë të plotë Direktivën 2009/125/EC të BE-së dhe përfshin edhe dispozitat më të fundit të Rregullores (BE) 2024/1781, duke krijuar bazën për pasaportën digjitale të produktit, etiketim të qartë dhe procedura standarde për vlerësimin e konformitetit dhe kontrollin e tregut.
Ndër avantazhet kryesore të ligjit përfshihen nxitja e inovacionit dhe prodhimit të gjelbër, përmirësimi i informacionit për konsumatorët dhe harmonizimi me legjislacionin evropian për lëvizjen e lirë të mallrave. Projektligji adreson gjithashtu mungesën e standardeve të detyrueshme për projektimin ekologjik, rrit ndërgjegjësimin e publikut dhe forcon kapacitetet institucionale për mbikëqyrjen e tregut.
Ligji synon gjithashtu asistencë teknike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa zbatimi i tij nuk kërkon shpenzime shtesë nga buxheti i shtetit, ndërkohë që të ardhurat nga masat administrative derdhen në buxhetin e shtetit





