Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore; më të dukshme në zonat Veriore – Verilindore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të intensiteti të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës KU në zona të izoluara do të jenë në formë shtrëngate; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C temperatura më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.