Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANdryshimet klimatike pasoja te prodhimi i grurit

Ndryshimet klimatike pasoja te prodhimi i grurit

Rendimenti i grurit mund të bjerë me 7% për çdo gradë Celsius të ngrohjes globale, paralajmërojnë ekspertët në një studim të botuar në Berlin. “Në vitet e ardhshme, prodhimi i grurit do të sfidohet nga një klimë gjithnjë e më e ndryshueshme me studime të shumta që tregojnë një rënie prej 7% të rendimentit për çdo shkallë të rritjes së temperaturës”, sipas dokumentit strategjik të prodhuar nga Iniciativa e Grurit, një grup qytetarësh dhe subjektet private të angazhuara në këtë fushë. ”Zvogëlimi i disponueshmërisë së ujit tashmë ka një ndikim të rëndësishëm në rajonet e ujitura dhe problemi pritet të përkeqësohet më tej nga nivelet më të ulëta të ujërave nëntokësore dhe pakësimi i reshjeve”, thekson raporti. Ka gjithashtu gjasa të rritet presioni për të reduktuar përdorimin e plehrave dhe pesticideve si një masë mbrojtëse për të reduktuar ndotjen e mjedisit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments