Ky proces do të pasohet nga një “Digital Fitness Check”, i cili do të “testojë” koherencën dhe ndikimin e rregullave që formojnë kornizën digjitale të Bashkimit Evropian.

Konsultimi është i hapur për të gjithë qytetarët e BE-së deri më 14 tetor 2025 dhe bazohet mbi tre thirrje të mëparshme; strategjinë e bashkimit të të dhënave, rishikimin e aktit të sigurisë kibernetike dhe strategjinë për zbatimin e inteligjencës artificiale( IA).

Deri më tani, këto iniciativa kanë mbledhur 718 përgjigje origjinale nga qytetarë, organizata dhe biznese.

Qëllimi i “ Digital Omnibus” është të identifikojë dhe të thjeshtojë fushat ku rregullat ekzistuese janë bërë të ndërlikuara, duke synuar një kuadër më të qartë dhe më funksional.

Sipas Komisionit, objektivi është të reduktohen kostot administrative për bizneset, duke ruajtur në të njëjtën kohë mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë.

Në dokumentin shpjegues theksohet se do të “eksplorohet më tej nevoja për masa thjeshtimi në fushën e rregullimit të të dhënave, për të nxitur disponueshmërinë dhe ndarjen e tyre”.

Por disa zëra kërkojnë më shumë guxim. Vetëm pak ditë më parë, Mario Draghi  ekonomist dhe ish kryeministri I Iltalisë, bëri thirrje për një ”reformë të gjerë të GDPR-së” ,ligjit emblemë të BE-së për mbrojtjen e të dhënave, të cilin e quajti “elefantin rozë në dhomë”.

Sipas tij, kufizimi i këtij konsultimi vetëm në Aktin e Qeverisjes së të Dhënave dhe rregullat për të dhënat jo-personale nuk trajton problemin themelor; përkufizimin tepër të gjerë të të dhënave personale, interpretimet e ndryshme nga shtetet anëtare dhe ngurrimin për të ndarë të dhëna me startup-et evropiane nën justifikimin e përputhshmërisë me GDPR.