Pasuria neto e shefit të Teslas dhe SpaceX arriti në 500,1 miliardë dollarë përpara se të binte përsëri në 499,1 miliardë dollarë, sipas renditjes “Miliarderë në kohë reale” të revistës.
Ai ndiqet në listën e ”Forbes” nga bashkëthemeluesi i ”Oracle”, Larry Ellison, me një pasuri prej 350,7 miliardë dollarësh, dhe më pas nga drejtuesi i Meta, Mark Zuckerberg, me një pasuri prej 245,8 miliardë dollarësh.
Pas diplomimit në Universitetin e Pensilvanisë dhe braktisjes së Stanfordit, Elon Musk shiti një kompani softuerësh botimi online te prodhuesi i kompjuterëve ”Compaq” për më shumë se 300 milionë dollarë në vitin 1999.
Kompania e tij e radhës u bashkua përfundimisht me PayPal, dhe pas largimit te tij, sipërmarrësi i lindur në Afrikën e Jugut themeloi SpaceX në vitin 2002 dhe iu bashkua ”Tesla”-s në vitin 2004.