BSH vëren se, qasja e bankave ndaj kreditimit mbetet mbështetëse dhe kredia për sektorin privat u rrit me 14%.
Banka Qendrore thekson se kredia për sektorin privat po shënon një rritje të qëndrueshme, duke regjistruar një normë vjetore prej 14% gjatë muajve korrik dhe gusht. Rritja është e shpërndarë në mënyrë të diversifikuar si në profilin e përfituesve, ashtu edhe në destinacionin e fondeve.
Pesha e kredisë në Lekë ka arritur në 58.2% të totalit, një tregues i rritjes së besimit te monedha vendase dhe i stabilitetit financiar. Po ashtu, është shënuar një rritje e kredisë për investime, që sinjalizon përmirësime në kapacitetet prodhuese të ekonomisë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, perspektiva për kreditimin mbetet pozitive, e nxitur nga kërkesa e lartë për kredi, nga stabiliteti i sistemit bankar dhe nga kushtet e favorshme të financimit.
Këto zhvillime pritet të vazhdojnë të mbështesin zgjerimin ekonomik në vijim, ndërsa Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të garantuar një ambient financiar të qëndrueshëm dhe efikas për bizneset dhe qytetarët