Dr. Avdia u bëri apel vajzave dhe grave ta shfrytëzojnë këtë muaj për të bërë sa më shumë ekzaminime mamografike dhe ekografike për të diagnostikuar sa më shumë raste të reja, për të fituar jetë.
Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë, tetori është kthyer në simbolin e ndërgjegjësimit për më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, për të shpëtuar më shumë jetë.
Gjatë këtij muaji, organizohen fushata për të inkurajuar gratë që të kryejnë kontrolle të rregullta, si mamografia, që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Vitet e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit.