Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, kontakti i parë për mijëra vizitorë

0
7

Në qytetin e Sarandës vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes.

Kjo qendër do të përmirësojë qarkullimin dhe mikpritjen e mijëra turistëve që vizitojnë Sarandën gjatë gjithë vitit.

Qendra e Mirëseardhjes me 3 kate ka një sipërfaqe prej 3,700 m² për çdo kat, parkim autoveturash, zona për autobusë, taksi dhe mjete elektrike si dhe hapësira për motorë e biçikleta.

Gjithashtu në këtë godinë do të ketë edhe zyra shërbimi për vizitorët.

Kjo qendër është shumë e rëndësishme për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në qytet është shumë i madh, sidomos gjatë muajve të verës.