Sipas MeteoAlb: Një mase ajrore e ftohtë me origjinë Verilindore do të depërtojë në rajonin e Ballkanit duke diktuat kushtet e motit edhe në vendin tonë; për pasojë vendi ynë; që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit duke gjeneruar reshje shiu si edhe reshje dëborë në zonat e thella malore; Më të dendura reshjet priten në zonat jugore dhe juglindore të territorit; parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i ftohtë dhe me reshje shiu e dëbore në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre; duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 5 ballë.