Ky aktivitet u mbështetet nga bashkia Malësi e Madhe, duke e shndërruar këtë festë në një mundësi të mrekullueshme për komunitetin që të bashkohet, të argëtohet dhe të rikujtojë vlerat e identitetit tonë kulturor.
Në këtë festival u përfaqësuan grupet artistike të të rinjve nga bashkia Malësi e Madhe, që performuan lojëra popullore të zonës si dhe këngë e valle tradicionale popullore. Qëllimi i festivalit është të krijojë ura lidhëse mes brezave, duke i afruar të rinjtë me rrënjët e kulturës së tyre dhe duke sjellë përpara publikut lojërat tradicionale që mbajnë gjallë shpirtin e trashëgimisë sonë.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive, me pjesëmarrje të gjerë të komunitetit lokal, të ftuarve dhe dashamirësve të kulturës popullore, duke ofruar një përjetim të veçantë, plot ngjyra, emocion dhe energji pozitive.
“Lojëra Popullore Fest” është më shumë sesa një aktivitet, është një ftesë për të festuar së bashku identitetin, historinë dhe traditat që na bashkojnë si popull.