Ekzaminimet e specializuara janë më të dobishme për banorët e moshur dhe janë jo vetëm një gjest empatie, por edhe një ndihmë e vërtetë.

“Është një gëzim për ne që mund të vizitohemi nga mjekët bullgarë. Prania e tyre këtu është një simbol mbështetjeje që do ta kujtojmë për një kohë të gjatë”, tha 70-vjeçari Dimitri Nikola, nga fshati Vërnik.

Nisma po realizohet me mbështetjen me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me dy ministri bullgare – Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat siguruan transportimin e mjekëve me aeroplanin ushtarak “Spartan”. Pajisjet mjekësore u siguruan nga kompania bullgare “Infinita”.
Edicioni i radhës i ekzaminimeve parandaluese falas në Pustec është vetëm një pjesë e nismave të rregullta të Fondacionit Kujtesa Bullgare në rajon, të cilët synojnë rritjen e cilësisë së jetës së vendasve.

Gjatë viteve të fundit fondacioni bullgar ka zbatuar një numër të madh projektesh me ndikim konkret për vendasit. Ndër tyre mund të përmendim sigurimin e autoambulancës, kamionit zjarrfikës dhe automjetit për terrene të vështira për nevojat e bashkisë, pajisjen mjekësore profesionale për Qendrën Shëndetësore të Pustecit, një godinë të lëvizshme (tip kontejner) me pajisje profesionale mjekësore për një nga fshatrat e bashkisë. Me ndihmën e “Kujtesës Bullgare” u riparua rrjeti i ujësjellësit dhe u sigurua furnizimi 24-orësh me ujë në disa nga vendbanimet e rajonit. Godina e Bashkisë së Pustecit është pajisur me mobilie dhe kompjuterë për 44 vende pune. Para më pak se një muaji u sigurua ndriçimi urban në katër fshatra: Zaroshkë, Gollomboc, Goricë të Madhe dhe Goricë të Vogël, etj.

Me të gjitha donacionet deri më sot Fondacioni Kujtesa Bullgare është investitori më i madh i huaj në rajon.