Sipas raporti, në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të larta të investimeve të huaja direkte, por Shqipërisë i mungon një mekanizëm shqyrtimi të investimeve për IHD-të hyrëse.

DASH raporton se falë kuadrit ligjor të shëndoshë Shqipëria ka përparuar në kufizimin e korrupsionit në nivele të ulëta duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. “Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të korrupsionit në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike”, thuhet në raport.

Raporti nxjerr në pah si problem informalitetin e lartë në sektorin e biznesit, i cili po dëmton ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pavarësisht qëndrueshmërisë dhe rritjes së vazhdueshme që ka treguar ekonomia shqiptare në vitet e fundit, zhvillimi ekonomik i saj mbetet i brishtë për shkak të korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së shtrembëruar, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, produktivitetit të ulët dhe një sektori të madh informal”, thuhet në raport.