Sipas MeteoAlb: Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë; duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta POR më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore; Orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëgjesit POR vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 26°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.