“La Traviata” e Verdit, një histori dashurie që sfidon kohën, vjen në një produksion të jashtëzakonshëm që mban firmën e mjeshtrit Hugo de Ana dhe mjeshtërinë muzikore të Francesco Ommassini.Historia e Violetës, nën vizionin artistik të Hugo de Ana-s, merr jetë përmes një skenografie monumentale dhe një gjuhe vizuale që tejkalon kohët, duke e sjellë këtë kryevepër deri në ditët tona.