Pjesa e parë e ditës MBETET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu; Ndërsa pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë reshje shiu; më të dukshme në skajin Veriperëndimor; Mbrëmja dhe nata do të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit në të gjithë Kosovën; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ULEN në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor