Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEFluks i lartë hyrjesh, 23 mijë shtetas në Rinas dhe 7 mijë...

Fluks i lartë hyrjesh, 23 mijë shtetas në Rinas dhe 7 mijë në Kakavijë

Në aeroportin e Rinasit dhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës ka patur fluks të lartë hyrjesh të shtetasve shqiptar dhe të huaj gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Shtetit bëri të ditur sot se, gjatë 24 orëve të fundit dhe deri në këto momente, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Rinasit, 23000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa nëpërmjet Kakavijës, rreth 7000 shtetas.

Policia Kufitare ka shtuar masat duke rritur në maksimum sportelet, me qëllim menaxhimin e fluksit të lartë të turistëve, vizitorëve dhe shtetasve shqiptarë, që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Gjithashtu Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat për të eliminuar vonesat, duke shtuar në maksimum sportelet në hyrje. Në Kakavijë janë koordinuar veprimet me palën greke, e cila ka shtuar gjithashtu sportelet. Lëvizja vijon normalisht dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë apo vonesë, përveç fluksit të lartë.https://ata.gov.al/2022/07/30/fluks-i-larte-hyrjesh-23-mije-shtetas-ne-rinas-dhe-7-mije-ne-kakavije/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments