Sipas MeteoAlb: Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta; të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas – here shoqëruar me erë të fortë; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin ndërprerje të përkohëshme të reshjeve në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante gjatë mëngjesit POR mesdita sjell RENIE të tyre duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 4 – 5 ballë.