Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti shtojë gradualisht vranësirat në pjesën më të madhe të Kosovës; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.