Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALE25 drejtues të mjeteve lundruese të ndëshkuar në korrik

25 drejtues të mjeteve lundruese të ndëshkuar në korrik

Vetëm në korrik janë ndëshkuar 25 drejtues të mjeteve lundruese, nga të cilat 3 janë bllokuar. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot se vijon patrullimi gjatë gjithë kohës i bregdetit nga Policia e Shtetit. Kumbaro u bëri thirrje të gjithë pushuesve që sa herë të shohin kundërvajtje t’i denoncojnë në Polici. “Patrullimi gjatë gjithë kohës i bregdetit nga Policia e Shtetit që së fundi ka bllokuar edhe 2️ mjete të tjera lundruese duke ndëshkuar pronarët e tyre të cilët kryen manovra të rrezikshme në plazhin e Ksamilit”, theksoi Kumbaro përmes një postimi në rrjetet sociale. “Vetëm në korrik janë ndëshkuar 25 drejtues të mjeteve lundruese, nga të cilat 3 janë bllokuar. Me thirrjen për gjithë pushuesit që sa herë të shohin kundërvajtje të tilla t’i denoncojnë në Polici për një bregdet të sigurt”, u shpreh Kumbarohttps://ata.gov.al/2022/07/30/kumbaro-25-drejtues-te-mjeteve-lundruese-te-ndeshkuar-ne-korrik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments