Parku Fotovoltaik i Spitallës do të ketë kapacitet të instaluar 100 MW, nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) përmes një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar, dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë.
Voltalia fitoi ankandin e parë të qeverisë për Karavastanë në vitin 2020, ku ofroi një çmim 24,89 €/MWh për megavat. Sipas marrëveshjes, 70 MW janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 MW për shitje me çmim të rregulluar.
Parku i Spitallës është i dyti më i madh i këtij lloji në Shqipëri dhe pritet të kontribuojë në përmirësimin e bilancit të energjisë në vend, duke reduktuar varësinë nga energjia hidro, e cila mbulon mbi 90% të prodhimit të energjisë.
Aktualisht, rreth 10% e energjisë totale në vend gjenerohet nga dielli, ndërsa pjesa tjetër vjen nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit dhe HEC-et private e koncesionare.