TIFF në edicionin e tij të 23-të

0
3

Drejtori i TIFF-it vuri theksin tek një risi e këtij edicioni, siç është shfaqja e filmave për fëmijë tek Piramida. Filmat në këtë vendndodhje do të ndahen në dy grupe: ai për fëmijë deri 10 vjeç dhe filmat për adoleshentë.

Në seksionin RetrospekTIFF, për herë të parë, TIFF i kushton një hapësirë ​​të veçantë kategorisë Video Art, duke përfshirë dy programe, i cili konsiston në “Obsession”, videot që artisti Fani Zguro ka realizuar në periudhën 2006-2025 .

Duke vënë theksin tek fakti se ky festival është i llojit “independent”, Domi tha se në garë janë edhe një film nga Izraeli dhe dy filma nga Palestina, madje me tema aktuale. Njëri prej tyre titullohet “Gaza Bride”.

“Ne promovojmë filmin dhe artistët. Duam që të mos kemi asnjë barrierë, asnjë llogore, asnjë barrikade në art dhe kulturë, sepse është mënyra më e mirë për t’i bërë njerëzit bashkë dhe për të pasur paqe në këtë botë”, tha Domi.

Ndërkohë sa i përket prodhimeve kinematografike shqiptare, Agron Domi tha se, ato janë të pakta në numër, pasi prodhimi dhe kualiteti mbeten të ulët. Në garë janë pesë filma shqiptarë të metrazhit të shkurtër, në programin “In Albanian”.