Grupi i njohur i muzikë pop ”Take That” ka njoftuar një turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë për vitin 2026.

Grupi, i njohur më së miri për këngët “Back For Good” dhe “Shine”, zbuloi se do të dalë në turne vitin e ardhshëm me një nga shfaqjet e tyre më të mëdha live, të titulluar “The Circus Live”.

Shfaqja u organizua fillimisht në vitin 2009, me më shumë se një milion fansa që morën pjesë në koncertet e shitura në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën.

Pothuajse dy dekada më vonë, grupi do të kthehet për të performuar listën origjinale të vitit 2009 me disa surpriza gjatë rrugës.

”Take That” tha se “turneu i ‘Circus’ ishte një nga përvojat tona të preferuara si grup dhe, në vitet që nga ajo kohë, kemi folur shumë herë se sa shumë do të donim ta bënim përsëri një ditë”.

“Kjo kohë ka ardhur. Jemi shumë të emocionuar të mirëpresim audiencat e vjetra dhe të reja në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën në spektaklin e ‘The Circus Live’ verën e ardhshme. Shihemi”, shtoi grupi.

Grupi irlandez i rock-ut ”The Script”, i cili mbështeti ”Take That” në ”Circus Live Tour” në vitin 2009, do të kthehet gjithashtu si i ftuar special në të gjitha shfaqjet në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2026, së bashku me yllin e pop-it dhe ish-këngëtaren kryesore të ”Go-Go’s”, Belinda Carlisle, e cila gjithashtu do të performojë në të gjitha shfaqjet në Mbretërinë e Bashkuar.

Turneu do të fillojë në stadiumin ”St Mary’s” në Southampton më 29 maj përpara se të shkojë në Coventry, Sunderland, Glasgow, Cardiff dhe Manchester