Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari informon sot mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Ai u shpreh se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri. “U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave: në fshatin Dhores, bashkia Skrapar; në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan; në fshatin Sovjan, bashkia Maliq; në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë; në fshatin Saver, bashkia Lushnjë; në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë; në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë, në fshatin Ndershen, bashkia Mirditë”, tha ai. Në vijim, Hysenllari thekson se “për shuarjen e zjarreve gjatë 24 orëve janë angazhuar 255 forca operacionale. Janë angazhuar 255 forca operacionale nga Shërbimi i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative. “Vijojnë aktive vatrat në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe ku vijojnë punë forcat e Adzm dhe të bashkisë për normalizimin e situatës, si dhe në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA. Në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh. Ndërhyrja e forcave operacionale ka qene e menjëhershme duke shmangur rrezikun e djegies se banesave. Bashkia Dropull ne ketë situate u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse”, tha ai Po ashtu, Hysenllari u shpreh se Greqia ka ofruar asistencë ndërkombëtare me 2 avionë për ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit në Dropull.https://ata.gov.al/2022/07/31/shuhen-8-vatra-zjarri-ne-24-oret-e-fundit/