Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së martë; parashikohet të MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në territorin e vendit. Kthjellimet pritet që më të dukshme të jenë gjatë paradites në një pjesë të mirë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, orët e pasdites do të shtojnë përkohësisht vranësirat në të gjithë vendin. POR mbrëmja dhe nata vonë largojnë sërisht vranësirat nga MV; Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.