Masat ajrore të qëndrueshme që janë vendosur mbi rajonin Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës, duke bërë që përgjatë gjithë 24 – orëshit Kosova të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë dominante gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës. Ndërsa vranësirat theksohen në pjesën e dytë të ditës, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësine mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.