Sipas MeteoAlb: Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditës, në një pjesë të mirë të Shqipërisë të sjellë mbizotërim të intervaleve me kthjellime. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në të gjithë vendin KU më të fokusuara do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën të territorit nën dominimin e motit të kthjellët.  

Temperaturat e ajrit do të ulen LEHTE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C  vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi  45 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim  2 – 3  ballë.