Sipas MeteoAlb: Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në shtrirjen Lindore parashikohet që herë pas here  të ketë kalime të lehta të vranësirave. POR pas – mesditës pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, KU më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C  vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi  30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.