Një zjarr i egër me përmasa historike që shpërtheu në Parkun Kombëtar Bohemian të Zvicrës në Republikën Çeke është ende në rritje, raportuan sot zyrtarët. Zjarri, i cili shpërtheu fundjavën e kaluar në parkun kombëtar çek, ka mbuluar një sipërfaqe prej rreth 1,000 hektarësh. Ai u përhap përtej kufirit në Parkun Kombëtar në Zvicrën Saksone, Gjermani. Ekuipazhet kanë gjetur xhepa të rinj prushi në park. Rreth 750 zjarrfikës po luftojnë me flakët. Gjithashtu, jane angazhuar edhe gjashtë helikopterë dhe pesë avionë zjarrfikës, të cilët janë nisur pas ngritjes së mjegullës herët në mëngjes. Deri më tani, janë plagosur tetë punonjës të emergjencës, disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Disa pjesë të zonës pyjore mbeten ende të vështira për t’u aksesuar duke përfshirë zonat në kufirin gjermano-çek.https://ata.gov.al/202
2/07/31/republika-ceke-zjarri-ne-parkun-kombetar-bohemian-merr-permasa-historike/