Administrata Tatimore raportoi një rritje të dukshme të vetëfaturimit nga fermerët, një hap i rëndësishëm në procesin e formalizimit dhe përmirësimit të transparencës në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit, vlera e faturimeve gjatë periudhës qershor-gusht, ka shënuar një rritje prej 86,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 19 milionë euro.

Ky progres i rëndësishëm vjen si rezultat i një angazhimi në rritje nga ana e fermerëve për t’u regjistruar dhe për të përdorur sistemin e vetëfaturimit.

Sipas Administratës Tatimore, 57% e fermerëve tani janë të aktivizuar në këtë sistem, një rritje e ndjeshme që tregon se gjithnjë e më shumë fermerë po përmbushin detyrimet fiskale, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të rregullt ekonomik.

Një element kyç i këtij procesi është përmirësimi i gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore. Rritja e numrit të autofaturave është një hap i rëndësishëm për forcimin e zinxhirit ushqimor, duke ndihmuar në kontrollin më të madh mbi burimet dhe prodhimin e ushqimeve. Kjo kontribuon në rritjen e besueshmërisë dhe sigurisë së produkteve që arrijnë tek konsumatorët, si dhe në uljen e informalitetit.

“Shifrat tregojnë qartë se formalizimi i zinxhirit ushqimor po ecën me ritme të shpejta, duke rritur transparencën dhe forcuar bazat për një ekonomi më të konkurrueshme”, bën të ditur DPT. Administrata Tatimore raportoi një rritje të dukshme të vetëfaturimit nga fermerët, një hap i rëndësishëm në procesin e formalizimit dhe përmirësimit të transparencës në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit, vlera e faturimeve gjatë periudhës qershor-gusht, ka shënuar një rritje prej 86,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 19 milionë euro.

Ky progres i rëndësishëm vjen si rezultat i një angazhimi në rritje nga ana e fermerëve për t’u regjistruar dhe për të përdorur sistemin e vetëfaturimit.

Sipas Administratës Tatimore, 57% e fermerëve tani janë të aktivizuar në këtë sistem, një rritje e ndjeshme që tregon se gjithnjë e më shumë fermerë po përmbushin detyrimet fiskale, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të rregullt ekonomik.

Një element kyç i këtij procesi është përmirësimi i gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore. Rritja e numrit të autofaturave është një hap i rëndësishëm për forcimin e zinxhirit ushqimor, duke ndihmuar në kontrollin më të madh mbi burimet dhe prodhimin e ushqimeve. Kjo kontribuon në rritjen e besueshmërisë dhe sigurisë së produkteve që arrijnë tek konsumatorët, si dhe në uljen e informalitetit.

“Shifrat tregojnë qartë se formalizimi i zinxhirit ushqimor po ecën me ritme të shpejta, duke rritur transparencën dhe forcuar bazat për një ekonomi më të konkurrueshme”, bën të ditur DPT.