Platforma e Inovacionit në Turizëm, TIP Mirdita, ka hapur thirrjen për aplikime për të rinjtë që duan të zhvillojnë një sipërmarrje inovative në fushën e zhvillimit të turizmit rural.
E mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe projekti gjerman për Zhvillimin e qendrueshëm rural, hapja e thirrjes për financimin grant, është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë e moshës 18–35 vjeç që jetojnë në 7 njësitë administrative të Bashkisë Mirditë.
Fokus kryesor është zhvillimi i sipërmarrjeve në turizëm, bujqësi, blegtori, bletari dhe artizanat në zonat: Rubik, Rrëshen, Fan, Selitë, Orosh, Kaçinar dhe Kthell.
TIP Mirdita ofron grante deri në 500,000 lekë për realizimin e ideve tuaja; mentorim profesional nga ekspertë të fushave përkatëse si dhe mundësi për të ndërtuar një sipërmarrje të qëndrueshme në komunitetin tuaj.
Aplikimit kanë nisur nga sot më 17 shtator deri më 17 tetor 2025.
Në fokus është nxitja e zhvillimit ekonomik lokal përmes fuqizimit të të rinjve me ide inovative dhe të qëndrueshme në sektorët kyç të zonës.