Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) është një marrëveshje rajonale gjithëpërfshirëse, e cila shërben si një komponent kyç i agjendës së para-anëtarësimit në BE. Vendet anëtare të CEFTA-s janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Rumania, Bullgaria, Moldavia, Serbia dhe Mali i Zi.
Zbatimi i suksesshëm i kësaj marrëveshjeje deri më sot ka ndihmuar në krijimin e një zone të tregtisë së lirë në Evropën Juglindore.
Shqipëria ka eksportuar drejt vendeve të CEFTA-s gjatë vitit 2024 mbi 2 milionë tonë mallra, me një vlerë prej 68,194 milionë lekësh.