Instituti i Statistikave (INSTAT), publikoi raportin “Statistikat afatshkurtra- Shërbimet” që përmban të dhëna mbi shitjet neto, punësimin dhe pagat për aktivitetet që
bëjnë pjesë në sektorin e shërbimeve për tremujorin e dytë të vitit, sipas të cilit, indeksi i shitjeve neto në volum u rrit me 14,5% në hotele, 10,4% në transport dhe 9,1% në bare dhe restorante, me bazë vjetore.
Një rritje e konsiderueshme prej 11% u shënua edhe në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, e nxitur nga kërkesa e shtuar e për blerjen e apartamenteve, veçanërisht në zonat bregdetare nga shqiptarë që jetojnë jashtë por edhe të huaj.
Sektori i hotelerisë shënoi gjithashtu rritje të ndjeshme të punësimit, me një ritëm prej 8,7%, më i lartë se sektorët e tjerë që u rritën mesatarisht nga 0,7% deri në 3,7%. Ndërsa pagat në këtë sektor është u rritën me 25,2% në tremujorin e dytë.
Aktiviteti në bare dhe restorante regjistroi një rritje të pagave prej 12%, ndërsa pagat për punonjësit në sektorin e pasurive të paluajtshme shënuan rritje prej 18,4%