SHBA-ja ka lëshuar një raund të ri sanksionesh në lidhje me Iranin, duke synuar individë dhe subjekte që Uashingtoni thotë se financojnë ushtrinë e Teheranit, përfshirë disa prej tyre në Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha sot Departamenti Amerikan i Thesarit, sipas “Reuters”.
“Ata që janë në shënjestër kanë ndihmuar në koordinimin e transfertave të fondeve, përfshirë transfertat nga shitja e naftës iraniane, nga të cilat përfitojnë forcat ushtarake të Iranit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) – Forcat Quds dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Logjistikës së Forcave të Armatosura (MODAFL) në Iran”, tha Departamenti Amerikan i Thesarit.
“Rrjetet iraniane të “Bankave Hije” – të drejtuara nga grupe të besueshme financiare të paligjshme – abuzojnë me sistemin financiar ndërkombëtar dhe shmangin sanksionet duke pastruar para përmes kompanive të jashtme fasadë dhe kriptomonedhave”, thuhet në deklaratë.
Sanksionet e SHBA-së, në përgjithësi i ndalojnë individët dhe kompanitë amerikane të angazhohen në çdo transaksion biznesi me subjektet që janë të sanksionuar.