Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta.
Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare që dëshirojnë të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, t’i adresojnë pranë këtij institucioni.
Qytetarët mund të paraqiten fizikisht pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në mënyrë elektronike në adresën zyrtare elektronike: [email protected].
“Ky hetim është pjesë e angazhimit të Autoritetit për të siguruar një treg të ndershëm, të hapur dhe konkurrues, me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.
Referuar të dhënave të fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë tremujorit të parë 2025 arriti në rreth 2,4 milionë.