Platforma “e-Albania” po vijon të lehtësojë shërbimet për qytetarët dhe bizneset përmes ofrimit dokumentacionit zyrtarë online, falë digjitalizimit të dokumentacionit zyrtar.
Një nga shërbimet më të përdorura është “Vërtetimi për pagimin e detyrimeve”, i cili u vjen në ndihmë subjekteve që kërkojnë të pajisen me këtë dokument në mënyrë elektronike, pa u paraqitur fizikisht në institucione.
Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2017 deri më sot janë regjistruar rreth 580 mijë aplikime për këtë shërbim digjital. Vetëm në periudhën janar–gusht 2025, janë kryer 189.290 aplikime, çka tregon për një rritje të ndjeshme të përdorimit të platformës nga individët dhe bizneset. Krahasuar me të njëjtën periudhë në 2024 ku shënoheshin 182.411 aplikime.
“Vërtetimi për pagimin e detyrimeve” është një dokument i rëndësishëm për aplikime të ndryshme, si:pjesëmarrja në tendera, aplikime për leje ndërtimi, procedura ligjore apo administrative, përfitime nga programet shtetërore etj.
Përmes këtij shërbimi, aplikuesit kursejnë kohë dhe para, shmangin radhët në sportele, pajisen me dokumentin në mënyrë të sigurt dhe të vlefshme ligjërisht.