Presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur një objektiv për të rritur pjesën e energjisë bërthamore në prodhimin total nga niveli aktual prej më pak se 20% në 25% gjatë dy dekadave të ardhshme.

Plani u njoftua sot nga Alexei Likhachev, kreu i kompanisë së energjisë bërthamore “Rosatom”, në një konferencë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në Vjenë.

“Likhachev tha se plani parashikon ndërtimin e 38 njësive të tjera reaktore të mëdha, të mesme dhe të vogla”, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Kjo do të dyfishonte afërsisht numrin e njësive të reaktorëve që janë aktualisht në funksion në Rusi.

Të dhënat e IAEA-s tregojnë se pesë njësi të tjera të mëdha janë tashmë në ndërtim e sipër në Rusi.

Përveç kësaj, Rusia ka ndërtuar centralin e saj të parë bërthamor lundrues, i cili ka furnizuar qytetin verior siberian të Pevekut që nga viti 2022.

Në Ukrainë, trupat ruse kanë pushtuar centralin bërthamor te Zaporizhias – që nga viti 2022, i cili i pajisur me shtatë reaktorë, është objekti më i madh bërthamor në Evropë.