Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPBB-ja e eurozonës përmirësohet në tremujorin e dytë 2022

PBB-ja e eurozonës përmirësohet në tremujorin e dytë 2022

Eurozona regjistroi një rritje më të shpejtë të inflacionit në tremujorin e dytë të vitit, sipas të dhënave zyrtare të Eurostat. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 0,7% në bazë tremujore, pas zgjerimit prej 0,5% në tremujorin e parë. Në baza vjetore, ekonomia shënoi një rënie prej 4% në tremujorin e dytë nga 5,4% në periudhën paraardhëse. Megjithatë, ritmi i rritjes ishte më i shpejtë se parashikimi i ekonomistëve prej 3,4%. Vlerësimi tjetër për tremujorin e dytë do të publikohet më 17 gusht. “Përshpejtimi i rritjes ekonomike në eurozonë erdhi për shkak të efekteve të inflacionit të lartë dhe problemeve të prodhimit”, tha një ekonomist i ING, Bert Colijn. PBB-ja pritet të shënojë nje rënie pas uljes së kërkesave globale dhe shtrëngimit të fuqisë blerëse. Colijn parashikon një recesion të butë duke filluar nga gjysma e dytë e 2022. Mes katër ekonomive të mëdha, Gjermania shënoi performancën më të dobët në tremujorin e dytë të vitit. PBB-ja e Gjermanisë ngeci pasi rritja në shpenzimet e familjeve dhe të qeverisë u ndikua nga dobësimi i tregtisë së jashtme.https://ata.gov.al/2022/07/30/bruksel-pbb-ja-e-eurozones-permiresohet-ne-tremujorin-e-dyte-2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments