Tirana përmes muraleve

0
4

 Në rrugicat e zhurmshme të Tiranës dhe mes ndërtesave gri, shpesh sytë na zënë ngjyra që nuk janë rastësi. Janë murale, piktura të mëdha, të realizuara mbi mure të pallateve, anash trotuareve ose mbi ndonjë ndërtesë të vjetër, të cilat shprehin mesazhe, jo me zë, por me ngjyra e me figura.

Në një vëzhgim të bërë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, muralet gjigante zbukurojnë fasadat e pallateve në disa prej rrugëve më të njohura dhe më dinamike në të gjitha zonat e Tiranës.

Çdo murale tregon historinë e saj! Muralja e vendosur në faqen e pallatit që personifikon shkrimtarët Dritëro Agolli e Ismail Kadare si dhe piktorin Maks Velo, muralja që tregon traditat e qytetit të Mirditës, muralja e futbollistit të njohur Lionel Mesi apo muralet që pasqyrojnë probleme sociale, e tregojnë kryeqytetin në dimensione të ndryshme.

Murale vitet e fundit në Tiranë janë shndërruar në një formë arti publik, që jo vetëm zbukurojnë qytetin, por edhe i japin identitet.